KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mblidhet parlamenti i Egjiptit pas 3 vjetësh mosfunksionim

Mblidhet parlamenti i Egjiptit pas 3 vjetësh mosfunksionim

Parlamenti i Egjiptit u mblodh të hënën për herë të parë në 3 vitet e fundit. Presidenti Abdel Fatah al Sisi kërkoi miratimin me urgjencë të rreth 300 ligjeve të lëshuar me dekrete nga ana e tij që kur parlamenti pezulloi punën në qershor 2012. Parlamenti u shpërnda si pasoje e trazirave të dhunshme që rrezuan nga pushteti presidentin e atëhershëm Mohamed Morsi të partisë Vëllazeria Myslimane. 500 deputetet e rinj e kryen betimin dhe zgjodhën kryetarin e dy nënkryetarët e parlamentit. Kritikët dhe analistët vendas thonë se në parlament do të mungoje opozita e vërtetë sepse shumica derrmuese e deputetëve përbëhet nga besnike të presidentit Sisi. Parlamenti ka 15 ditë kohë për të miratuar qindra ligjet e mbetura pezull.