KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mbretëresha e Jordanisë vizitoi sot refugjatët në ishullin grek të Lesbos

Mbretëresha e Jordanisë vizitoi sot refugjatët në ishullin grek të Lesbos

Refugjatët dhe migrantet e strehuar në kampin Kara Tepe në ishullin grek Lesbos, patën sot një vizitore të veçantë, Mbretereshën Rania të Jordanise. Pasi dëgjoi historitë e grave dhe femijëve të cilët janë larguar nga Siria, Mbretëresha Jordaneze, u shpreh se cdo histori ishte tragjedi.

Do të doja të kujtoja se cfare tha shenjtëria e tij Papa Francesku pak ditë më parë, kur na kujtoi se refugjatët nuk janë shifra. Ata janë qënie njerëzore si të gjithë ne, përveçse kanë përjetuar vështirësi dhë tragjedi që as mund të imagjinohen. Besoj se është realisht e pamundur të kuptosh magnitudën e kësaj situate po nuk u përball vete me të”, u shpreh mbretëresha jordaneze.

Rania bëri thirrje që refugjatëve t’u jepet mundësi që të hyjnë në Europë përmes rrugëve ligjore, duke kritikuar marrëveshjen e BE-së me Turqinë, që siç tha ajo, vë në rrezik jetë njerëzish. “Problemi është se tani shumë refugjatë do të fillojnë të kërkojnë rrugë akoma më të rrezikshme”, u shpreh mbretëresha Rania, e cila njihet botërisht për angazhimin e saj në filantropi, bamirësi dhe kulturë.