KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mbretëresha Elisabeth II dhe kryeministri britanik kapen mat

Mbretëresha Elisabeth II dhe kryeministri britanik kapen mat

Kryeministri britanik, David Cameron, është kapur nga kamerat ndërsa bisedonte me mbretëreshën Elizabet, duke thënë se udhëheqësit e disa vendeve “me korrupsion fantastik si Nigeria dhe Afganistani, do të marrin pjesë këtë javë në samitin kundër korrupsionit të organizuar në Londër. Kameron i cilësoi këto dy vende si më të korruptuarat në botë. Presidenti nigerian Muhamadu Buharu dhe presidenti afgan Ashraf Gani, të cilët do të marrin pjesë në samit, kanë pranuar se në vendet e tyre ka korrupsion, por kanë premtuar luftë të fortë për ta çrrënjosur atë. Ende nuk dihet nëse Cameron ishte i vetëdijshëm se po filmohej nga kamerat kur bëri këto komente. Nga ana tjeter, mbretëresha Elizabeta II, është kapur në kamera duke thënë se zyrtarët kinezë kanë qenë “shumë të vrazhdë” gjatë vizitës shtetërore të presidentit Xi Zhinping, vitin e kaluar. Përveç këtij komenti, mbreteresha tha se vizita ishte historike dhe marrëdhëniet britaniko-kineze po arrinin në nivele ambicioze. Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe bashkëshortja e tij, janë nderuar me banket shtetëror në Pallatin Bukingham të organizuar nga vetë Mbretëresha.