KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mbretëresha Elizabeta e dytë feston ditëlidjen e 90-të
Queen-Elizabeth

Mbretëresha Elizabeta e dytë feston ditëlidjen e 90-të

Mbretëresha Elizabeta e dytë festoi sot me ceremoni solemne shtetërore ditëlidjen e saj të 90-të. Karroca mbretërore me çiftin mbretëror kaloi së pari në paradë para gardës me 1600 ushtarë dhe 300 kuaj. Krahas ceremonicë në pallatin Bakingam, në lumin Tamiz kaluan skuadrilje me anije dhe qiellin e përshkuan disa aeroplanë. E veshur me kostum të gjelbër dhe kapele me lule qershie, mbreteresha i përshëndeti përzemërsisht dashamirësit e shumtë që dolën per ta përshëndetur. Këto festime 3-ditore shënojnë ditëlindjen zyrtare të mbretëreshës, ndërsa ditëlindjen e vërtetë ajo e festoi me 21 prill me familjen. Sipas traditës britanike, ditëlindja e mbretit apo mbretëreshës shënohet fundjavën e parë të qershorit çdo vit, pavarësisht kur e ka sovrani ditëlindjen e vërtetë.