KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mbretëtesha firmos ligjin për Brexit

Mbretëtesha firmos ligjin për Brexit

Mbretëresha Elizabeth II dha sot miratimin e saj për ligjin që lejon kryeministren britanike, Theresa May të nisë procedurën e Brexit-it, njoftoi presidentit i Parlamentit, John Berkow. Firma e monarkes, një formalitet pas dritës së gjelbër të Parlamentit, nënkupton se May është tashmë e lirë për të nisur në çdo moment proçedurën e ”divorcit” me Bashkimin Evropian. May njoftoi të martën se do t’i dërgonte deri në fund të marsit një letër Këshillit Evropian për ta informuar për vendimin e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga BE, konform rezultatit të referendumit të 23 qershorit 2016. Para aktivizimit të nenin të 50-të, Britania e Madhe dhe BE-ja do të kenë në dispozicion dy vjet për të përmbushur negociatat e daljes.