KRYEFAQJA » LAJME » Mbrohen imamët e xhamive, lufta në Siri po vret jetë të pafajshme
Imamet

Mbrohen imamët e xhamive, lufta në Siri po vret jetë të pafajshme

Kërkesës për dënimin me 152 vite burgim, 9 të pandehurit, mes tyre edhe ish-imam të disa xhamive në tiranë i janë kundërpërgjigjur me besimin tek zoti. Gjykatën e Krimeve të Rënda, të pandehurit kanë bërë mbrojtjen e fundit përpara se gjykata të shprehet me vendim.
Seanca e cila zhvillohet
pa praninë e kamerave, ka dëgjuar të pandehurit, të cilët janë shprehur se prokuroria po kërkon dënimin e tyre vetëm se ata besuan në Kuran.
Ata i thanë gjykatës se
gjithçka që kanë bërë e kanë bazuar në Kuran.
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për rekrutim të shtetasve shqiptare në Siri dhe nxitje të terrorrizmit,
luftë për të cilën ata thanë se, ajo po merr jetë të pafajshmish.