KRYEFAQJA » LAJME » Mbrostar, vazhdojnë protestat kundër impiantit të mbetjeve
Mbrostar, vazhdojnë protestat kundër impiantit të mbetjeve

Mbrostar, vazhdojnë protestat kundër impiantit të mbetjeve

Ka hyrë në ditën e tretë protesta e banorëve të Mbrostarit kundër ndërtimit të impiantit të mbetjeve urbane në territorin e fshatit të tyre. Edhe gjatë paradites të së enjtes ata kanë bllokuar për disa minuta rrugen kombëtare Fier – Tiranë , të vetmin aks që lidh  Fierin me jugun e vendit. Këshilli  Bashkiak i Fierit vendosi në mbledhjen e së premtes ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Mbrostar. Por banorët ndërsa protestojnë kundër këtij vendimi, ndër të tjera edhe me pretendimin se nuk janë konsultuar më parë, deri sot nuk kanë ndërmarrë asnjë hap tjetër për t’u sqaruar me vendimarrësit.