KRYEFAQJA » LAJME » Mbyllen regjistrimet e fazës së parë të maturantëve në universitete

Mbyllen regjistrimet e fazës së parë të maturantëve në universitete

Regjistrimet e fazës së parë të maturantëve fitues në Universitetet e vendit janë mbyllur sot në orën 16:00. Të tjerët që nuk kanë rezultuar fitues, por edhe ata që kanë hezituar të regjistrohen pasi nuk fituar programin e preferuar të studimit do të riaplikojnë përsëri në raundin e dytë në dt 23 shtator.

Rektori i Universiteteit Politeknik Andrea Maliqari në një intervistë për tvsh ka sqaruar se numri i të regjistruarve deri në mesditë është tepër i kufizuar, duke u krijuar mundësinë më shumë se 1200 maturantëve të cilët nuk kanë fituar asnjë degë studime të shpallen fitues në një nga programet që ofron Universiteti Politeknik.

Edhe pse pritej që interesi për regjistrime sot në ditën e fundit të ishte i lartë pothuajse ka munguar krejtësisht.

Fakulteti më i preferuar në UPT edhe pse tingëllon çuditshëm pasi nuk ka qënë i tillë ndër vite rezulton ai i Gjeologjisë dhe Minierave me 79 të regjistruar. Ndërsa ai më pak i preferuar rezulton Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike me vetëm 2 student të regjistruar.