KRYEFAQJA » LAJME » Mbyllen sot regjistrimet në universitete
Rama: Reforma në arsim-sukses i plotë, Boçi: Reforma-kaos dhe mashtrim

Mbyllen sot regjistrimet në universitete

Procesi i regjistrimeve për në Universitete mbyllet sot në orën 19. Këtë vit edhe për shkak të aplikimit të skemës së re të pranimeve në universitet ky proçes ka zgjatur rreth 2 muaj. Ai është realizuar nëpërmjet 2 raundeve kryesore dhe me 5 nënfazave 48 orëshe të spostimit të vijës së kuqe, për plotësimin e kuotave bosh.Të gjithë ata që kanë rezultuar fitues në nënfazen e fundit u mbeten edhe pak orë kohë për tu regjistruar deri sa ato të mbyllen zyrtarisht. Por edhe pse është dita e fundit rezultojnë ende shumë kuota të paplotësuara. Në ditët në vijim pritet që universitetet të dalin me një vendim marrje nëse këto kouta do të mbeten bosh të paplotësuara apo do të ketë një raund tjetër të spostimit të vijës së kuqe .