KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mbyllet aeroporti ndërkombetar i Brukselit deri të martën
aeroporti i brukselit mbyllet deri te marten

Mbyllet aeroporti ndërkombetar i Brukselit deri të martën

Aeroporti ndërkombetar i Brukselit nuk do të hapet deri ditën e Marte. Sipas autoriteteve tashmë ka përfunduar hetimi në terminalet e aeroportit, por ai nuk do të jetë i hapur për pasagjerët deri të martën. Që prej sulmeve terroriste të pak ditëve më parë, si pasojë e të cilave humbën jetën 31 persona, një ekipi inxhinierësh e teknikësh i është dhënë akses për herë të parë në terminalin e aeroportit për të vlerësuar dëmet si edhe qëndrueshmërinë e godinës. Gjithashtu autoritetet do të instalojnë masa të reja sigurie. Aeroporti Zaventem u vu nën sulme terroriste me 22 Mars, ku pati dy shpërthime, ndërsa rreth një orë më pas pati një tjetër sulm në stacionin e metrosë.