KRYEFAQJA » LAJME » Mbyllet çështja e 21 janarit për drejtësinë shqiptare

Mbyllet çështja e 21 janarit për drejtësinë shqiptare

Tre vite pas dorëzimit të rekursit të prokurorisë për denimin e të pandehurve të çështjes 21 janari, Gjykata e lartë vendos të rrëzoje akuzën. Me këtë vendim të marrë mesditën e së hënës në dhomën e keshillimit, kjo dosje mund të konsiderohet një çështje e mbyllur për drejtësinë.

Zyrtarisht mesohet se vendimi u mor nga relatori i çështjes Edmond Islamaj. Me këtë rekurs, prokuroria kërkonte rikthimin në burg të ish komandantit të gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe dy gardistëve Agim Llupo e Margarit Kume.
Por kjo kërkesë e prokurorisë dhe pse u deshën tre vite për të studiuar çështjen është mbyllur me mos pranim rekursi dhe tashmë në fuqi janë dënimet e dhëna nga Apeli për tre ish gardistës.
Prokuroria e bazoi rekursin e saj me prova e fakte për
“vrasjen me dashje e kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, me pasojë vdekjen e shtetasit Faik Myrtaj, Aleks Nikaj dhe plagosjen e disa shtetasve të tjerë, vdekjen e shtetasve Hekuran Deda dhe Ziver Veizi dhe dhe plagosjen e disa shtetasve, Fatos Mahmutaj, Erald Bisha, e Sokrat Gode.”