KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Mbyllet edicioni i trete i Festivalit të Muzikës Baroke
Mbyllet festivali VOX BAROQYE në Berat

Mbyllet edicioni i trete i Festivalit të Muzikës Baroke

Muzeu ” Onufri ” në Berat me misticizmin e tij , ishte mikpritësi i fundit i festivalit të sivjetshëm me muzikë të vjetër baroke. Për më tepër se një orë Daniela Nuzzoli mezzosoprano dhe violiniste dhe Giovannimaria Perrucci, pianist, të dy artiste italiane të njohur ndërkombtarisht kanë interpretuar disa nga kryeveprat boterore te Vivald, Bach dhe Hendel.

E duke qëndruar tek kjo vlerë e shtuar e këtij festivali, por dhe gjithë promovimi që po i bëhet Beratit, Drejtori i Qendrës Kombëtare të Muzeve në Berat, Agron Polovina flet me shifra.

Ky festival ,një itenerar muzikor dhe turistik që për dhjetë ditë solli magji në Tiranë, Karavasta e Berat e për të tretin vit ka mbështetjen e Ministrisë së Kultures.