KRYEFAQJA » LAJME » Mbyllet në barazim sfida Borusia Dortmund – Liverpul
borusia dortmund liverpool barazim europa league liga europes

Mbyllet në barazim sfida Borusia Dortmund – Liverpul

Televizioni shqiptar ka sjellë për teleshikuesit supersfidën e Ligës së Evropës, Borusia Dortmund-Liverpul. Një ndeshje mjaft e bukur që sipas mënyrës së lojës që u pasqyrua në fushë, rezultati 1-1 ishte I drejtë. Borusia krijon më shumë volum loje në pjesën e parë dhe megjithë rastet e shuma nuk arrin të finalizojë. Liverpuli befason kur shënon në 36′ me anë të Origi. Ai përfiton nga një shpërqëndrim në mbrojtje dhe shënon duke mos I dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Vaidenfeler. Pjesa e parë mbyllet me fitoren e miqve. Në 45 minutat e dyta, trajnerët respektivë bëjnë lëvizjet e duhura taktike. Dhe Borusia arrin të barazojë pas 3 minutash lojë. Një krosim në zonë pas goditjes së këndit, Humels fiton luftën në ajër me kundërshtarët dhe shënon. Megjithë përpjekjt e të dyja skuadrave ky rezultat nuk ndryshon deri në fund të takimit. Ky rezultat është më favorizues për skuadrën angleze pasi ndeshjen e kthimit do ta luajë në fushën e vet. Në ndeshjet e tjera çerekfinale të Ligës së Evropës, u arritën këto rezultate: Atletiko Bilbao-Sevija 1-2, Vijareal-Sparta Pragës 2-1, Braga-Shaktar 1-2.