KRYEFAQJA » LAJME » Mbyllet pa gola ndeshja Apolonia – Vllaznia
Mbyllet pa gola ndeshja Apolonia - Vllaznia

Mbyllet pa gola ndeshja Apolonia – Vllaznia

Ka përfunduar sot pasdite me një barazim pa gola ndeshja e vajtjes e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë mes Apolonisë dhe Vllaznisë. Shkodranët kanë shkuar me skuadrën e dytë në Fier pasi grupi kryesor ka qëndruar në Shkodër për t’u stërvitur për ndeshjen e radhës së Kategorisë Superiore, atë kunder Bylisit. Ky barazim i lë të hapura mundësitë për kualifikim për të dyja skuadrat, por shkodranët do të jenë më të favorizuar në ndeshjen e kthimit pasi luajnë në prani të një publiku mik.

Serinë e tetë ndeshjeve të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, me 12 tetor, e hapi takimi mes Sopotit dhe Skëndebeut. Korçarët nuk arritën të shkonin përtej një barazimi 1-1 në Librazhd. Në gjashtë ndeshjet e tjera që u zhvilluan me 21 tetor u arritën këto rezultate: Lushnja – Partizani 1-3, Ballshi – Laçi 0-0, Iliria – Kukësi 0-5, Kastrioti – Tirana 1-5 dhe Tërbuni – Flamurtari 0-1.

Ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë do të luhen të mërkurën tjetër me 4 nëntor.