KRYEFAQJA » LAJME » Mbyllet Samiti i Diasporës, një kuvendim i qëllimit të mirë të lartë
Mbyllet Samiti i Diasporës, një kuvendim i qëllimit të mirë të lartë

Mbyllet Samiti i Diasporës, një kuvendim i qëllimit të mirë të lartë

Me premtimin se qeveria shqiptare do të bëjë çështë e mundur për regjistrimin e shqiptarëve kudo ku janë, për t’ju mundësuar atyre pjesmarrjen në zhvillimin e vendit, kryeministri Edi Rama mbylli mbrëjen gala në Samitin e parë të Diasporës në Tiranë. “Ne nuk do ti mbyllim sytë asnjë natë të qetë pa garantuar regjistrimin e të gjithë shqiptarëve kudo ku janë dhe mundësuar votën e tyre kudo ku ata jetojnë, për të qenë bashkë vendimmarrës në procesin demokratik në Shqipëri” tha ai. Zoti Rama kishte zgjedhur me kujdes në fjalën e tij vlerësimet e figurave më të shquara të diasporës shqiptare, që ndër vite kanë shprehur shqetësimin për fatet e shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë dhe janë gëzuar për arritjet e tyre. “Punë më të kulluar dhe punë më të kuptueshme nuk ka. Sa të zot do të jemi ne që nga ky samit të çojmë përpara një punë të madhe kjo është për tu parë. Por ky është një kuvendim i qëllimit të mirë të lartë, të thjeshtë pa asnjë prapaskenë dhe pa asnjë gjykim” tha zoti Rama.