KRYEFAQJA » LAJME » Mbyllet trajnimi 4-mujor i përgatitjes së qenve “agjentë”
Mbyllet trajnimi 4-mujor i përgatitjes së qenve “agjentë”

Mbyllet trajnimi 4-mujor i përgatitjes së qenve “agjentë”

Mbyllja e trajnimit 4 mujor të përgatitjes së qenve të policisë u zhvillua nëpërmjet një demonstrimi me qentë për zbulimin e lendëve narkotike, rasteve të eksplozivit, atyre të patrullimit apo kërkimin në raste fatkeqësish. Kjo është një nga ato situatat që në Shqipëri nuk ndodh shpesh por përgatitja e qenve të neutralizimit vijon në Institutin e përgatitjes së qenve “agjentë”, që shpërndahen më pas në të gjitha drejtoritë e policive në qarqe. Ata kontrollojnë automjete, persona, apo edhe shtëpi të braktisura, ku me erën e tyre arrijnë të gjejnë sendet e paligjshme që kërkohen me ngulm nga autoritetet e drejtësisë. Në mbylljen e trajnimit 4 mujor të përgatitësve të qenve u zhvillua një ceremoni me pjesmarrjen e Ministit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtuesve të lartë të policisë ku u demonstrua rritja profesionale e tyre. Krahas drogës, eksplozivëve dhe kufomave, së fundmi instituti është pajisur me një qen që identifikon sasitë e mëdha të eurove.