KRYEFAQJA » LAJME » Mbyllja e shkollave, MA: Orët do të zëvëndësohen
Mbyllja e shkollave, MA: Orët do të zëvëndësohen

Mbyllja e shkollave, MA: Orët do të zëvëndësohen

Ministria e Arsimit njoftoi se ka marrë të gjitha masat për zëvëndësimin e orëve të mësimit të humbura për shkak të mbylljes së shkollave nga moti i keq dhe epidemia e gripit. Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar Zamira Gjini, tha se sipas programit të punës të hartuar nga Ministria e Arsimit, parashikohet që për shkollat 9 vjeçare zëvëndësimi të bëhet me orë shtesë nga dita e hënë deri në të premten, ndërsa për shkollat e mesme zëvëndësimi i orëve do të kryehet edhe të shtunave.