KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mbytja e anijes në Kretë, shpëtohen 340 refugjatë

Mbytja e anijes në Kretë, shpëtohen 340 refugjatë

Një anije që mendohet se transportonte një numër të madh personash, është mbytur sot në mëngjes në jug të Kretës. Roja bregdetare greke ka arritur të shpëtojë 340 refugjatë. Deri tani tre persona rezultojnë të mbytur, ndërsa shumë të tjerë vijojnë të jenë të humbur. Marina greke ka ndërmarrë një operacion kërkim-shpëtimi, duke angazhuar pesë anije shpëtimi, tre helikopterë, një avion ushtarak dhe dy anije patrullimi. Rruga nga Turqia për në ishujt grekë ka qenë më e zakonshmja që përdorej nga refugjatët dhe migrantët në udhëtimin e tyre për në Europë, derisa shtetet ballkanike filluan të mbyllin kufinjtë, duke e bërë të pamundur rrugëtimin e tyre për në vendet më të pasura të Bashkimit Europian.