KRYEFAQJA » LAJME » Më 1 janar 2017 hyjnë në fuqi patentat për makinat automatike
Më 1 janar 2017 hyjnë në fuqi patentat për makinat automatike

Më 1 janar 2017 hyjnë në fuqi patentat për makinat automatike

Lejet e reja të drejtimit të automjeve që do të jepen pas 1 janarit 2017 do të kenë një kategorizim të ri. Eshtë fjala për kategorizimin e personave që do të dëshërojnë ta kryejnë kursin me makina me kambio automatike. Në lejet e tyre të drejtimit do të cilësohet se ata janë të aftë të ngasin vetëm makina të këtij lloji. Nëse ata do të dëshërojnë të drejtojnë makina me kambio manuale, do të duhet të japin një provim shtesë. Ministria e transporteve ka bërë ndryshime ligjore duke i përafruar me ato të BE dhe po i njeh grupet e interesit me këto ndryshime. Për herë të parë në janar 2017 do të jetë në përdorim edhe leja e drejtimit për motoçkliketat nën 50 kubikë, e cila do të jepet për të gjithë të interesuarit pas moshës 16 vjeç, duke ju nënshtruar vetëm testit teorik.