KRYEFAQJA » LAJME » Më 1 nëntor nis kthimi i detyrimeve ndaj ish ushtarakëve
Më 1 nëntor nis kthimi i detyrimeve ndaj ish ushtarakëve

Më 1 nëntor nis kthimi i detyrimeve ndaj ish ushtarakëve

Duke filluar nga 1 nëntori, për rreth 5400 ish ushtarakë në pension të parakohshëm, do të nisë kthimi i shumave të mbajtura si pasojë e një vendimi të qeverisë Berisha, e cila e në vitin 2010 i shpalli ata debitore. Drejtoresha e përfitimeve në ISSH, Solida Dibra tha se deri në maj të vitit 2017, ish ushtarakëve  do tu kthehet mbrapsht e gjithë shuma  mbajtur në vite. ISSH ka kalkuluar kthimin e shumës në 8 këste. Sipas vendimit të qeverisë kësaj kategorie ushtarakësh do t’u kthehen në total 369 milionë lekë, prej te cilave 180 milionë do të shpërndahen brenda këtij viti, ndërsa 189 milion të tjera deri në maj të 2017-ës.