KRYEFAQJA » LAJME » Më 11 shtator Dibra do të zgjedhi kryetarin e ri të bashkisë
Polemika për datën e zgjedhjeve në Dibër

Më 11 shtator Dibra do të zgjedhi kryetarin e ri të bashkisë

Presidenti Nishani ka dekretuar të martën mbajtjen më 11 shtator 2016 të zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Dibrës. Vendimi i tij erdhi pas shkarkimit nga detyra të ish-kryebashkiakut të Peshkopisë Shukri Xhelili, i cili u përfshi në një skandal seksi. Disa muaj më parë një media publikoi një video ku ish kryebashkiaku shfaqej duke i kërkuar favore seksuale një vajze në këmbim të vendit të punës. Kryeministri Edi Rama e shkarkoi Xhelilin menjëherë nga detyra, por ai i shfrytëzoi të gjitha hapësirat ligjore derisa të hënën Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën e tij për rikthim në detyrë.
Mbajtja e zgjedhjeve në Bashkinë e Dibrës vjen në kulmin e debateve për Reformën në Drejtësi, por edhe problemeve brenda koalicionit të majtë që qeveris. Si të tilla ato do të konsiderohen si një test për qeverinë dhe opozitën. Në Dibër, në zgjedhjet lokale të vitit 2015, koalicioni i majtë që përfaqësohej nga Xhelili, arriti të fitonte ngushtë pas një dominimi disa vjeçar të së djathtës.