KRYEFAQJA » LAJME » Më 14 shtator, rregulla të reja qarkullimi në Tiranë
Më 14 shtator, rregulla të reja qarkullimi në Tiranë

Më 14 shtator, rregulla të reja qarkullimi në Tiranë

Bashkia e Tiranës vazhdon të ndërmarri masa të forta në drejtim të vendosjes së rregullit në kryeqytet. Më i  fundit është plani i masave për të  për të normalizuar qarkullimin rrugor i cili është mjaft i rrëmujshëm në Tiranë. Kryetari i bashkisë Erion Veliaj, gjatë takimit me administratorët e njësive administrative, tha se plani synon vecanërisht normalizimin e qarkullimit rrugor në orët kur shkojnë dhe kthehen nxënësit nga shkollat. Sipas një studimi, çdo javë secili nxënës humb 5 minuta të orës së parë të mësimit për shkak të trafikut të rënduar. “Në një muaj, nxënësit e Tiranës tonë humbasin 32 mijë orë mësimi”, tha ndër të tjera zoti Veliaj.
Zbatimi i këtij plani nisi ditën e hënë, më 14 shtator. Në vështiresi duket se do të vihen subjektet tregëtare, të cilave do t’u duhet të ndryshojnë orarin e furnizimit të dyqaneve. Sipas rregullit të ri veprimtarinë e tyre furnizuese ata do të mund ta kryejnë nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në orën 06.00 të mëngjesit.

Plani i masave për transportin në Tiranë

-Nga ora 06.00 – 09.00 dhe 16.00 – 20.00, ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve të transportit të mallrave.
-Nga ora 6.00 – 20.00 do ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 3.5 ton (në Unazën e mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në rrugët Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri, Ismail Qemali, Elbasanit dhe Bulevardin Bajram Curri).
-Nga ora 6.00 – 20.00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme mbi 18 ton (në brendësi të unazës së madhe të qytetit, si dhe në akset kryesore hyrëse të saj)
-Nga ora 6.00 – 20.00 ndalohet qarkullimi i mjeteve me ngarkesë të përgjithshme deri në 25 ton (në akset kryesore hyrëse në qytet).
-Subjektet tregtare mund të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në orën 06.00 të mëngjesit.