KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Më 26 shtator, debati i parë Klinton-Tramp
Më 26 shtator, debati i parë Klinton-Tramp

Më 26 shtator, debati i parë Klinton-Tramp

Kandidatja demokrate për president, Hillari Klinton dhe rivali i saj republikan, Donald Tramp kanë kaluar muaj të tërë duke sulmuar njëri-tjetrin, por të hënën në mbrëmje, për herë të parë ata do të jenë në gjendje për ta bërë këtë ballë për ballë, në debatin e parë presidencial nga tre të tillë. Debati 90-minutësh në universitetin “Hofstra” në Long Island të Nju Jorkut shënon fillimin e fazës finale të fushatës presidenciale para zgjedhjeve të 8 nëntorit, kur  tradicionalisht shumica e votuesve ndjekin fushatën, që tashmë ka më shumë se një vit që ka marrë vëmendjen e shtypit politik. Sondazhet janë ngushtuar javët e fundit, edhe pse Klinton është ende në avantazh, ndërkohë që disa sondazhe kanë treguar se Tramp ka një avantazh mbarëkombëtar, pas muajsh kur klinton mbante një pozicion të fortë.Interesi i madh pritet të prodhojë një numër rekord të shikuesve. Televizioni ”Ad Week” tha se “më shumë se 80 milion shikues mund ta ndjekin debatin, një shifër që tejkalon atë të vitit 1980, kur presidenti Xhimi Karter u përball me rivalin e tij Ronald Regan”. Asnjëri kandidat nuk është i shumëpëlqyer dhe që të dy po luftojnë për të fituar një numër të vogël të votuesve të pavendosur, për të mbajtur mbështetësit aktual dhe për të mbledhur mbështetësit e painteresuar që të votojnë. Kandidatët po i përdorin ditët para debatit për t’u përgatitur për skenarë të mundshëm.