KRYEFAQJA » LAJME » Më 8 prill, Thaçi celebrohet si president i Kosovës
Më 8 prill, Thaçi celebrohet si president i Kosovës

Më 8 prill, Thaçi celebrohet si president i Kosovës

Ceremonia e marrjes së detyrës për presidentin e ri të Kosovës, Hashim Thaçi, do të organizohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në 8 prill, bëhet e ditur në një njoftim nga presidenca kosovare. Zoti Thaçi u zgjdh president nga deputetët në 26 shkurt 2016 në një seancë të jashtëzakonshme. Në ceremoninë solemne ku janë ftuar mëse 500 mysafirë vendorë dhe ndërkombëtarë, mes të cilëve presidentët e shteteve të rajonit, Presidentja në përfundim të mandatit pesëvjeçar, Atifete Jahjaga, do t’ia dorëzojë simbolikisht detyrën Presidentit të ri të zgjedhur Hashim Thaçi.
Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte lideri i PDK-së që nga themelimi dhe më i votuari në tre nga pesë proceset zgjedhore që janë zhvilluar në Kosovën e lirë. Por zgjedhja e tij është kundërshtuar ashpër nga tre parti të koalicionit opozitar, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma.