KRYEFAQJA » LAJME » Me akuza ndaj kryeministrit Rama, deputeti Kosta largohet nga grupi i PS
Me akuzave ndaj kryeministri Rama, deputeti Kosta largohet nga grupi i PS

Me akuza ndaj kryeministrit Rama, deputeti Kosta largohet nga grupi i PS

Një ditë më parë, deputeti socialist Vladimir Kosta shpërtheu në akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe deklaroi largimin e tij nga grupi socialist. Sipas letrës së bërë publike në disa media, largimi lidhet me pakënaqësitë që zoti Kosta ka ndaj zotit Rama, për mosmbajtjen e premtimeve. Në letër nuk kanë munguar edhe akuza ndaj figurave të njohura të PS, por edhe etiketime me fjalë vulgare të njerëzve të afërt të kryeministrit.

Një ditë pas publikimit të letrës, për vërtetësinë dhe përmbajtjen e së cilës ka ende dyshime, nënkryetari i grupit parlamentar Taulant Balla e cilësoi “pakënaqësi për halle personale” letrën e Kostës. Por zoti Balla shprehu shpresën se vota e deputetit Vladimir Kosta do të jetë pro Reformës në Drejtësi.