KRYEFAQJA » LAJME » Me Maqedoninë, De Biazi, mund të përdorë mënyrën 4-1-4-1
Me Maqedoninë, De Biazi, mund të përdorë mënyrën 4-1-4-1

Me Maqedoninë, De Biazi, mund të përdorë mënyrën 4-1-4-1

Trajneri i kombëtares Giovanni De Biasi nuk ndryshon mënyrën e lojës, atë mënyrë që e kualifikoi Shqipërinë në Euro 2016, në ndeshjen e sotme kundër Maqedonisë. Qëllimi kryesor i trajnerit italian është që të mos pësohet gol. Në stërvitjen e djeshme në stadiumin Loro Boriçi në Shkodër, është munduar që mos të kuptohet se kush do të luajë kundër fqinjëve. De Biasi, pas stërvitjes, ka përcaktuar se kush do të dalë në fushë në ndeshjen e paër kualifikuese të botërorit Rusi 2018.

Mendohet se nuk do të ketë ndonjë risi në mbrojtje, para Berishës mund të rreshtohen Hysaj, Gjimshiti, Mavraj dhe Agolli. Në zonën e mesfushës pritet që De Biasi të fusë Kukelin, si regjizor të lojës, Abrashin, Xhakën, Gashin dhe Hykën ku këta të fundit janë respektivisht në krahun e djathtë dhe të majtë. Në sulm, edhe pse të gjithë paraqiten në gjendje të mirë, parashikohet që të jetë Sadiku ai që do ta fillojë nga minuta e parë. Pra si mënyrë loje, De Biasi, mendohet të mbajë atë 4-1-4-1. Kjo mënyrë loje do ta lejonte teknikun italian që të bëjë ndryshime gjatë ndeshjes për një marëvajtjen e saj.