KRYEFAQJA » LAJME » Më shumë gra dhe vajza të veshin uniformat e gjelbra dhe blu
Më shumë gra dhe vajza të veshin uniformat e gjelbra dhe blu

Më shumë gra dhe vajza të veshin uniformat e gjelbra dhe blu

Të shtohet numri i femrave tek Forcat e Armatosura dhe ato të Rendit. Ky ishte fokusi i takimit që organizoi të premten Shoqata e Grave me Probleme Sociale në bashkëpunim me Organizatën Suedeze Operation 1325 dhe Ambasadën Hollandeze. Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se ka nisur ndryshimi i mendësisë për pozicione tradicionalisht mashkullore në Forcat e Armatosura. Sipas saj, objektivi është arritja e përfaqësimit të femrave në 15 përiqnd. Edhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinise, Blendi Klosi premtoi dyfishimin e programit për gratë që punojnë në sektorë të vështirë.
Në ushtrinë shqiptare femrat përmbëjnë rreth 10 përqind të efektivit, mbi 1000, ndërsa uniformën blu të policisë e kanë veshur 700 gra dhe vajza. Pak ditë më parë përfundoi aplikimi i kandidatëve që do konkurojnë për Forcat e Armatosura Shqiptare. Nga afro 1000 kandidatë, 49 ishin vajza.