KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Meat Loaf rrëzohet në skenë

Meat Loaf rrëzohet në skenë

Ylli amerikan i rrokut Meat Loaf u rrëzua në skenë gjatë një koncerti që po zhvillonte në Kanada. Sipas pamjeve të xhiruara, ai po këndonte këngën “I ëould do anything for love” kur mikrofoni i ra nga dora dhe më pas u rrëzua në skenë. Fillimisht u mendua se kjo ishte pjesë e performancës, por muzikantët në skenë u sulën për ta ndihmuar dhe muzika pushoi. Ai u dërgua më pas në spital. Në fillim të kësaj jave Meat Loaf anulloi dy koncerte të tjera, duke shpjeguar se ishte sëmurë. Ylli i rrokut është rrëzuar dhe më parë në skenë, gjatë një performance në Londër në vitin 2003, dhe më pas në një koncert në Pisburg në vitin 2011. Në të dy rastet ai ia ka vënë fajin aztmës. 68-vjeçari konsiderohet si një nga artistët më të suksesshëm të të gjitha kohërave.