KRYEFAQJA » LAJME » Media botërore për Shqipërinë turistike
Media botërore për Shqipërinë turistike

Media botërore për Shqipërinë turistike

“Shqipëria tjetër e pazbuluar”, është titulli i shkrimit që gazeta Huffington Post në gjuhën gjermane i kushton Shqipërisë. Shkruar nga gazetari dhe fotografi gjerman, Karl-Heinz Hänel, i cili ishte pjesë e turit me gazetarë dhe turoperatorë gjermanë, që vizituan Shqipërinë pak ditë më parë.
Shkrimi nis me Kampionatin Europian të Futbollit 2016, në të cilin Franca pati probleme deri në minutat e fundit kundër ekipit trim nga Shqipëria, vendi me bukuri magjepsëse për të cilin dimë shumë pak. Por ku mund të bësh alpinizëm aventuror në Alpet me natyrë të paprekur, të ecësh me varkë në liqene, të zbulosh plazhe të izoluar, kuzhinë origjinale me pak para dhe mikpritje gjithkund. Kjo është Shqipëria tjetër në shkrimin plot foto nga Veriu në Jug të Shqipërisë të gazetarit gjerman Karl-Heinz Hanel për “Huffington Post”.
Edhe britanikja “The Telegraph” nuk e harron edhe këtë vit Shqipërinë. “Zbulojeni vetë Rivierën Shqiptare” është shkrimi i gazetarit Norman Miller, i cili thekson se vija bregdetare shqiptare është një perlë e fshehur: një bregdet i mrekullueshëm mesdhetar me plazhe dhe limane mahnitëse që të lënë pa frymë, të ngjashme me peizazhet e lashta greke – krejtësisht të qeta. Për të kujtuar vendbanimet e lashta greke, mirësevini në Rivierën shqiptare!” shkruan “The Telegraph”. Gazeta shton se Shqipëria ka rrënjë të thella në antikitet, me qytete të rëndësishme si Apolonia dhe Butrinti. Rrënojat e tyre romantike janë një plotësues i mrekullueshëm i bregdetit ku gjen edhe qytete si Vlora apo ai simbol i ushqimit të peshkut, Saranda. “The Telegraph” përzgjedh edhe Lagunën e Karavastasë, një ekosistem i pasur, një vend fantastik për të kombinuar kënaqësitë bregdetare me turizmin natyror. Apo Parkun Kombëtar të Llogarasë, duke e cilësuar një nga pyjet më të bukura të pishës në Evropë. Gazeta nuk harrohen bukurite e plazheve të Ksamilit, Bunecit, Borshit dhe Drimadhes.