KRYEFAQJA » LAJME » Media dhe mbrojtja e të dhënave personale
KDIMDP Seminar: Media dhe mbrojtja e të dhënave personale

Media dhe mbrojtja e të dhënave personale

Ka nisur sot në Tiranë punimet seminari dy ditor “Mbi median dhe përputhshmërinë me parimet e mbrojtjes së të dhënave”. Kryekomisioneri Besnik Dervishi, Kreu i Komisionit të Medias në Kuvend Genc Pollo dhe kreu i Autoritetit të Mediave Audiovizive Gentian Salaj vunë theksin në çështje me interes për mediat si, korniza ligjore e përmirësimi i saj, rëndësia e kodit të etikës në media, integriteti profesional e gazetaria investigative, respektimi i të dhënave personale e privatësisë në epokën dixhitale etj. Në këtë seminar të organizuar nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale me bashkëpunimin e Instrumentin e Asistencës Teknike për Shkëmbimin e Informacionit të BE-së (TAIEX), do të referojnë edhe ekspertë vendas si dhe të huaj të fushave, nga Britania Gjermania, Sllovenia e Lituania.