KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Media : Vjedhja tek BKT 21 milionë lekë
Ndalohen të dyshuarit për vjedhjen e BKT

Media : Vjedhja tek BKT 21 milionë lekë

Kanë dalë më shumë hollësi rreth ngjarjes së ndodhur të dielën në mbrëmje në filialin e BKT në zonën e ish Bllokut. Sipas burimeve mediatike, hetuesit e ngjarjes kanë bërë të ditur se vjedhësit kanë arritur të çajnë murin e dhomës së kasafortës, e kanë hapur atë dhe kanë vjedhur 21 milionë lekë. Sipas tyre ngjarja është zhvilluar gjatë tre ditëve të fundit, kur banka ka qenë e mbyllur. Vjedhësit kanë hyrë nëpërmjet një bodrumi, dikur i përdorur si pab. Hetuesit kanë parë në vendgjarje një vrime 50×30 cm dhe kanë gjetur vegla me të cilat mendohet se është prishur muri. Ngjarja po bën jehonë në opinion. Më së shumti ajo ka krijuar pasiguri. Rreth një muaj e gjysëm më parë në aeoportin ndërkombëar “Nënë Tereza”, persona ende të paidentifikuar vodhën rreth 1 milionë  euro në pistën e avionëve, ndërsa ata po transportoheshin jashtë vendit për llogari të një banke të nivelit të dytë.