KRYEFAQJA » LAJME » Mediat gjermane:Thethi, Mrekulli e pazbuluar në Evropë

Mediat gjermane:Thethi, Mrekulli e pazbuluar në Evropë

Mediat Gjermane e kanë cilësuar bukurinë e Alpeve shqiptare si një mrekulli të pazbuluar në Evropë. Kjo është bërë e ditur nga Ambasada Gjermane në Tiranë e cila ka postuar në profilin e saj në facebook shkrimet e mediave gjermane. “ Alpet shqiptare janë një nga zonat e fundit malore, të pazbuluara në Evropë. Fshati Theth shtrihet në një luginë të rrethuar nga maja malesh prej më shumë se 2600 metra të lartë. Në vitet e shkuara është zhvilluar me ndihmën gjermane një ofertë turistike tepër e veçantë. Disa familje ofrojnë mundësi akomodimi dhe ushqimi në shtëpitë e tyre historike prej guri. Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ka këshilluar dhe mbështetur familjet dhe komunitetin e fshatit në zhvillimin e kësaj oferte. Gjithashtu Thethi është pjesë e shtegut ndërkufitar “Peaks of the Balkans” që kalon përmes 192 km në zona të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi.Mediat gjermane e përshkruajnë Thethin si “një mrekulli ” .