KRYEFAQJA » LAJME » Mediat, propozimi i ri i ambasadorëve
Mediat, propozimi i ri i ambasadorëve

Mediat, propozimi i ri i ambasadorëve

Burime mediatike njoftojnë se ambasadorët Donald Lu e Romana Vlahutin kanë formuluar një propozim të ri për arritjen e konsensusit, në mënyrë që parlamenti të miratojë Reformën në Drejtësi, por ende nuk është e qartë se për çfarë propozimi bëhet fjalë. Gjithnjë sipas këtyre burimeve kreu i PD Lulzim Basha e ka pranuar propozimin dhe po pritet përgjigjia e kryeministrit Edi Rama. Lajmi i fundit është se ambasadorët po takohen me kreun e komisiont të reformës Xhafa.

Ndërsa deputetët janë në pritje të lajmit për rifillimin e seancës plenare. Shumë prej tyre kanë shprehur keqardhjen për situatën e krijuar, ndërsa kanë deklaruar votën pro reformës. Disa analistë e konsiderojnë situatën konfuze, pasi palët ndërsa deklarojnë se nuk kanë pretendime, flasin për arritjen e një marrëveshjeje. Ka spekulime se pas paralajmërimeve të ambasadës amerikane se kush nga deputetët nuk voton do të ketë pasoja  individuale, disa prej tyre mund të jenë njohur tashmë me këto pasoja në rrugë të ndryshme.