KRYEFAQJA » LAJME » Mediat shpërndajnë videon, kapet grabitësi
Mediat shpërndajnë videon, kapet grabitësi

Mediat shpërndajnë videon, kapet grabitësi

Një person i cili nën kërcënimin e armës kishte grabitur një taksist, është ndaluar të mërkurën nga policia në Gjirokastër. Ndalimi i tij u bë vetëm pak orë pasi policia publikoi për mediat fotot e grabitësit dhe videon e ngjarjes që kishte ndodhur vitin e kaluar. Sipas policisë bëhet fjalë për një pjestar të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Dragot të Gjirokastrës. Ministri brendshëm Saimir Tahiri e konsideroi arrestimin e grabitësit si  finalizimin me sukses të bashkëpunimin Polici-Qytetarë-Media. Por zoti Tahiri nënvizoi edhe njëherë rëndësinë dhe domosdoshmërinë e miratimit të ligjit për sigurinë publike. Kjo është “ pasqyrë perfekte e rëndësise së kamerave të sigurisë” tha ministri i brendshëm. Ligji në fjalë është kundërshtuar si prekje e privatësisë, por autoritetet këmbëngulin se ai është shumë i rëndësishëm për sigurinë publike.