KRYEFAQJA » LAJME » Mediu dhe Ngjela flasin për Reformën në Drejtësi
Mediu dhe Ngjela flasin për Reformën në Drejtësi

Mediu dhe Ngjela flasin për Reformën në Drejtësi

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu u ka kërkuar aktorëve politikë në vend që të bëhen bashkë për të zgjidhur përfundimisht çështjen e Reformës në Drejtësi. Duke folur në 25 vjetorin e krijimit të Partisë Republikane, Mediu ka kërkuar më shumë mbështetje për shtresat e djathta nga aleati i tij, Partia Demokratike. Po ashtu në këtë ceremoni është nderuar edhe lideri historik i republikanëve, Sabri Godo. 

Kurse kryetari i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela, si edhe ai i LZHK-së, Dashamir Shehi shprehën opinonet e tyre për realizimin në kohë të reformës në drejtësi. Ngjela gjykon se Partia Socialiste është në drejtimin e duhur, duke zbatuar sygjerimet e bëra nga faktori ndërkombëtar. Shehi theksoi se duhet konsensus i gjërë për reformën, pa realizimin e të cilit reforma do të ishte e pjesshme.