KRYEFAQJA » LAJME » Mediu për reformën në drejtësi: Opozita nuk heq dorë nga neni 88 i Venecias

Mediu për reformën në drejtësi: Opozita nuk heq dorë nga neni 88 i Venecias

Opozita nuk heq dorë nga kërkesa për përmbushje të nenit 88 në draftin e reformës në drejtësi dhe këtë qëndrim e përforcoi sërish sot përmes kreut republikan Fatmir Mediu. Në një dalje për mediat, Mediu tha se ndryshe nga sa pretendohet nga kryeministri Rama, kapjes së sistemit i hap rrugë votimi me 2/ 3 që propozohet prej mazhorancës. “Votimi me 2/3 e zhvlerëson Parlamentin, krijon mekanizëm bllokues, rrit konfliktin politik, i heq mbështetjen e nevojshme politike institucioneve të drejtësisë, duke i bërë vendimet e tyre të kontestueshme. Mbi të gjitha shmang thelbin kushtetues të Republikës sonë parlamentare, duke i hequr autoritetin Parlamentit dhe duke e deleguar në Institucione që jo vetëm nuk janë përfaqësuese, por dhe shumë të manipulueshme dhe të kontrolluar nga mazhoranca. Partia Republikane kërkon që të votohet sa më shpejt Reforma në Drejtësi, duke i kërkuar z.Rama respektimin e rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias”.