KRYEFAQJA » LAJME » Mediu,kushtetuta ka nevojë për reformë të thellë

Mediu,kushtetuta ka nevojë për reformë të thellë

Reforma në drejtësi, realizimi i së cilës do të cojë në ndërhyrje të kushtetutes, duhet të sensibilizojë politikën , për një ndërhyrje më të thellë në ligjet themeltare të shtetit. Për Kryerepublikanin Mediu, Kushtetuta ka nevojë për reforme të thellë, pasi sikundër tha në konferencën e Tiranës ,të vendos në qendër të saj të drejtat e individit. Mediu u ndal tek propozimet që replikanët kanë për përmirësimin e reformës zgjedhore. Sipas tij, është jetike për shqipërinë, garantimi i zgjedhjeve të lira dhe respektimi i institucionit të votës së lirë. Mediu është për një sistem zgjedhore që të garantoje zgjedhjen e deputeteve në baze të asaj që ata i ofrojnë votuesve, sikundër humbjen e mandatit të atyre deputeteve që kalojnë në krahun e kundër të politikës duke shkelur votëbesimin e zgjedhësve.