KRYEFAQJA » LAJME » MEI iniciativa ligjore për kërkimin, nxjerrjen dhe përpunimin e naftës dhe të gazit në Shqipëri
MEI iniciativa ligjore për kërkimin, nxjerrjen dhe përpunimin e naftës dhe të gazit në Shqipëri

MEI iniciativa ligjore për kërkimin, nxjerrjen dhe përpunimin e naftës dhe të gazit në Shqipëri

9 vjet pas mbylljes, Institutin e Naftës dhe Gazit në Shqipëri do të riçelet sërish, por me një emër të ri. Ai do të quhet Instituti Shkencor i Hidrokarbureve. Një ligj i posaçëm po hartohet për këtë qëllim nga Ministria e Energjitikës dhe Industrisë, i cili duket se diktohet nga nevoja e zhvillimeve të fundit në kërkimin, nxjerrjen dhe përpunimin e naftës dhe të gazit në Shqipëri. Drafti sjell procedura të reja për marrëveshjet hidrokarbure, të cilat shtojnë si kusht garantimin e sigurisë kombëtare në rastin e lidhjes apo transferimin e kuotave të marrëveshjeve për hidrokarburet, për të frenuar transferimet në kompanitë anonime të regjistruara në të quajturat parajsa fiskale. Gjithnjë sipas draftit  ministrise së energjitikës dhe  industrisë i lejohet të monitorojë të gjitha kompanitë e hidrokarbureve gjatë transaksioneve financiare që mund të bëjnë. Ministria parashikon që kompanitë të paguajnë të njëjtat taksa vetëm 10 vite pas nisjes së prodhimit, me qëllim që të uli humbjet që i sjell  buxhetit të shtetit kjo industri. Aktualisht kompanitë e kërkimit dhe prodhimit të naftës operojnë me të njëjtat taksa gjatë gjithë kohës.