KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Mekë: Humbin jetën mbi 220 persona nga shkelja
Mekë: Humbin jetën mbi 220 persona nga shkelja

Mekë: Humbin jetën mbi 220 persona nga shkelja

Mbi 220 persona kanë humbur jetën dhe të paktën 450 kanë mbetur të plagosur sot të shtypur nga turma në Mekë, gjatë Haxhit, pelegrinazhi i pervitshëm. Ky bilanc mund të rëndohet akoma më shumë. Këtë e njoftojne televizionet panarabe Al Zhazira dhe Al Arabija. Kjo e fundit saktëson se shkelja është provocuar nga “një ikje e papritur”.

Aksidenti ka ndodhur pranë Mina-s, pranë Mekës, ky pelegrinët u shkelën gjatë ritit që quhet “vrasja e djallit me gurë”, në të cilin gjuajnë me gurë kundër një muri. Disa incidente të ngjashme kanë ndodhur edhe në vitet e shkuara në të njëjtin vend gjatë pelegrinazhit. Mbi 4.000 pjestarë të ndihmës së shpejtë po punojnë për t’i dhënë ndihmë të plagosurve.