KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Meksikë, digjen publikisht lëndët narkotike
Meksikë, digjen publikisht lëndët narkotike

Meksikë, digjen publikisht lëndët narkotike

Autoritetet ne Meksike dogjën 70 ton lëndë narkotike në qytetin verior Tihuana, një sasi droge që në treg kapte vlerën e 120 milionë dollarëve. Në ceremoninë e shkatërrimit të drogave morën pjesë kryeprokurori i Meksikës dhe disa gjeneralë të lartë të forcave policore e të marineë, të cilët kanë marre pjesë në operacione kundër tafikimit të lëndëve narkotike. Tetë shtete të tjera u bashkuan me këte veprim të shtetit verior Baha California dhe në shkallë vendi u dogjën 136 ton narkotikë me vlerë 121 milion dollarë. Meksika e përdor shpesh metodën e djegies publike të drogave të kapura, në kuadër të luftës kundër narkotrafikimit.