KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Meksikë, shpërthimi i vullkanit “Colima” çon në evakuimin qindra njerëzve
vullkani colima, meksike, evakuim, shperthim,

Meksikë, shpërthimi i vullkanit “Colima” çon në evakuimin qindra njerëzve

Shpërthime të shumta nga vullkani “Colima” në Meksikë kanë cuar në evakuimin e qindra njerëzve nga shtëpitë e tyre. Shtëllunga tymi të zi dhe hiri u ngritën nga vullkani, 690km në veri-perëndim të qytetit të Meksikës ndërkohë që njoftohet se ka filluar rrjedhja e llavës. Më shumë se 350 fshatarë që jetojnë në zonat prane vullkanit” u evakuuan brenda disa orëve. Autoritetet në shtetin fqinj Jalisco evakuuan gjithashtu disa banorë. Colima  është i njohur në Meksikë si “Vullkani i zjarrit”. Shpërthimet në fillim të këtij viti cuan në evakuime të ngjashme. Në atë kohë, Ministria e Brendshme e Meksikës tha se vullkani po kërcënonte me shpërthimin e saj të parë të madh që nga viti 1913.