KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Melani Tramp “kopjon” fjalimin e Mishel Obames

Melani Tramp “kopjon” fjalimin e Mishel Obames

Bashkëshortja e Donald Tramp, Melania, u bë një nga figurat kryesore të Konventës së Partisë Republikane me fjalimin e zjarrtë për bashkëshortin e saj. Pavarësisht se u duartrokit dhe surprizoi pjesëmarrësit me këtë fjalim të ndjerë, gjatë të cilit ajo synoi të zbuste imazhin jo të mirë të bashkëshortit para migrantëve dhe myslimanëve, Zonja Tramp u përballe më pas me akuza se një pjesë e fjalimit të saj ishte kopjuar nga një fjalim që zonja e Parë Mishel Obama kishte mbajtur në konventën demokrate të vitit 2008. Komentuesit gjetën ngjashmëri në fjalimet e dy zonjave. Por stafi i zotit Tramp mohoi kopjimin. “këto janë tema shumë personale siç janë personale për shumë njerëz në varësi të historive të tyre. Mesa duket edhe Mishel Obama ka të njëjtën ndjenjë si zonja Tramp përkundrejt familjes së saj”, u shpreh shefi i fushatës së Donald Tramp. Ky i fundit u shpreh krenar për bashkëshorten e vet. “Ishte nder për mua të prezantoja gruan time në konventë. Fjalimi dhe sjellja e saj ishin të pabesueshme”, shkruajti kandidati republikan për president në rrjetin social tuiter.