KRYEFAQJA » LAJME » Memaliaj, zbulohen dhe asgjësohen 17 mijë rrënjë bimë kanabis sativa
Memaliaj,asgjsohen 17 mije rrenje kanabis sativa

Memaliaj, zbulohen dhe asgjësohen 17 mijë rrënjë bimë kanabis sativa

Policia e Shtetit zbuloi dhe asgjësoi me anë të djegies 17 mijë rrënjë bimë kanabis sativa në Memaliaj, si dhe prangosi dy shtetas të dyshuar si kultivuesit e tyre. 22-vjeçari Renato Rama, banues në fshatin Zhulaj të Memaliajt dhe 28-vjeçari Erndjan Muça, banues në fshatin Turan të Tepelenës u arrestuan pasi në vendin e quajtur Përroi i Kotorrit, në afërsi të fshatit Selckë e Vogël të Memaliajt, dyshohet se kanë kultivuar në gjashtë parcela 17.000 bimë kanabis.