KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Menaxheri i fushatës së Donald Tramp, ka dhënë sot dorëheqjen
Menaxheri i fushatës elektorale të Donald Tramp,

Menaxheri i fushatës së Donald Tramp, ka dhënë sot dorëheqjen

Menaxheri i fushatës elektorale të Donald Tramp, Kori Leuandouski, ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij, por arsyeja nuk është akoma e qartë. Sipas Nju Jork Tajms, fushata e Tramp do të riorganizohet në përputhje me nevojat që dalin gjatë përgatitjeve për zgjedhjet e përgjithshme. Dorëheqja e Leuandouskit vjen pasi biznesmeni Tramp po përballet me një rezistencë të fortë nga anëtarët e Partisë Republikane në lidhje me tonet e ashpra dhe politikën e tij të imigracionit, Zoti Tramp gjithashtu është kritikuar për reagimin e tij ndaj ngjarjes së Orlandos, ku 49 persona humben jetën në një klub nate. Pas kësaj ngjarje ai përsëriti zotimin e tij që muslimanët do të ndaloheshin të hynin në SHBA. Republikanët kanë filluar ta distancojnë veten nga Tramp pas sulmeve personale që ai ndërmori ndaj një gjykatësi federal me origjinë hispanike që po shqyrtonte dy padi të ngritura për Tramp. Vetë Leuandouski ka patur një marrëdhënie të dikutueshme me shtypin, Në fillim të këtij viti ai u akuzua për dhunë fizike pasi tërhoqi me dhunë një gazetare e cila u përpoq t’i afrohej Tramp. Ky i fundit e mbrojti deri në fund menaxherin e tij, dhe ngjarja u mbyll kur akuzat u rrëzuan.