KRYEFAQJA » LAJME » Menaxheri i Hysajt frikëson Napolin
Menaxheri i Hysajt frikëson Napolin

Menaxheri i Hysajt frikëson Napolin

“Nëse Napoli mendon që Elseid Hysaj e meriton një kontratë të përshtatshme duhet ta bëjë në një kohë sa më të shkurtër, përndryshe do të shohim përreth”. Këtë e tha menaxheri i mbrojtësit të kombëtares tonë, Mario Giuffredi, duke folur për rinovimin e kontratës për lojtarin që menaxhon.

Giuffredi, tha për Radio Marte, se “kemi patur një afrim me Napolin dhe lojtari e meriton rinovimin sepse vitin e kaluar ka firmosur si një i ri që kishte nevojë të njihej në një skuadër të madhe. Takimi i parë ka qënë i rëndësishëm për të vlerësuar gjendjen. Ne japim kohë të shkurtër”.

Hysaj, që ka shkuar vitin e shkuar te Napoli nga Empoli, ka një kontratë deri në vitin 2020 me rreth 600.000 euro për sezon por kërkon një rinovim me rritje rroge duke parë paraqitjen shumë të mirë që pati në sezonin e kaluar dhe që shumë skuadra europiane e kanë vënë në shenjestër. Në kontratën e ardhshme mund të futet dhe një klauzolë për shfuqizimin e saj nga ana e Hysajt.