KRYEFAQJA » LAJME » Mercedez Benz zgjedh Shqipërinë për të promovuar makinat luksoze
mercedez benz, makina luksoze, promovim, shqiperi, teknologji

Mercedez Benz zgjedh Shqipërinë për të promovuar makinat luksoze

Një ndër firmat më prestigjoze automobilistike në botë, Mercedez Benz, ka zgjedhur Shqipërinë si një nga destinacionet ideale për të promovuar modelet e saj të reja për terrenet e vështira. Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të Instagram, gjiganti gjerman e cilëson vendin tonë si një nga parajsat e mbarë Evropës. “Rrugë të paprekura dhe pamje që të lënë pa frymë: Shqipëria është një ndër parajsat e fundit të mbetura të Evropës me terrene të larmishme, prandaj vendosëm të udhëtonim drejt saj me Mercedez Benz mespërmes luginës së Shushicës në jug të vendit”, shkruhet në foton mahnitëse të realizuar në Shushicë.