KRYEFAQJA » LAJME » Mërgim Mavraj dëmtohet sërish
Mërgim Mavraj dëmtohet sërish borusia koln mbrojtes

Mërgim Mavraj dëmtohet sërish

Mërgim Mavrajn drithëron sërish Kombëtaren kuqezi përsa i përket Evropianit të verës, pasi mbrojtësi është dëmtuar përsëri. Pas një rikthimi të shkëlqyer me 3 ndeshje rradhazi në formacionin e Këlnit në Bundesligën gjermane, madje duke u paraqitur shumë mirë, Mërgim Mavraj është ndalur sërish nga një dëmtim. Për fat të mirë, nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz si ai i herës së fundit dhe ylli i kombëtares shqiptare nuk do të mungojë gjatë. Gjatë ditës së djeshme para ndeshjes me Borusian e Mënshengladbahut, Mavraj ka pasur disa probleme dhe nuk mundi të aktivizohej për shkak të dhimbjeve. Kjo ka bërë prania e tij në fushë në ndeshjen e djeshme të ishte e pamundur, por ai do të rikthehet shumë shpejt duke qenë gati për trajnerin Peter Shtëger. Në mungesë të tij, skuadra e Këlnit e humbi minimalisht ndeshjen e djeshme dhe tanimë mban vendin e 9-të të renditjes, me 29 pikë.