KRYEFAQJA » LAJME » Meri Lalaj rreth femrës shqiptare

Meri Lalaj rreth femrës shqiptare

Femra shqiptare ka karakter të fortë por emancipimi i saj vjen veç nga letërsia! Është qëndrimi i formuluar qartë nga shkrimtarja dhe përkthyesja Meri Lalaj e cila ka jetuar në dy kohë, gjatë dhe pas komunizmit duke gjetur forcë tek letërsia dhe përkthimet. Madje edhe vëllimin e fundit me tregime “Duke u kthyer ne shtëpi”, ajo ia ka dedikuar pikërisht kësaj teme. Të rinjtë femra apo meshkuj thotë ajo sot lexojnë pak, por vetëm përmes leximit do të arrijnë të kultivohen dhe të bëhen individë që mendojnë me kokën e tyre
Me një seri perkthimesh, botimesh poetike por edhe me monografinë “Instituti femëror “Nëna Mbretëreshë”, Lalaj është një autore që nuk ndalet dhe është në kërkim të dokumentimit të gjurmëve të dy kohëve duke hedhur dritë sidomos mbi kushtet në të cilat qënia femërore ka mbijetuar.