KRYEFAQJA » LAJME » Merkato e futbollistëve
Football-Ground-Wallpapers-1

Merkato e futbollistëve

Juventusi është skuadra italiane më aktive në merkato. Sipas GloboEsporte, bardhezinjtë janë shumë pranë blerjes së Gabriel Almeida Barbosa, i njohur si Gabigol për një shifër afro 20 milion euro. Për sulmuesin e Santos është gati një kontratë ku braziliani do të përfitojë 3 milion euro në sezon. Por operacioni nuk paraqitet i lehtë, pasi kartoni futbollistit I është ndarë në tre pjesë, 20 % fondi Doyen, 40 % Santos dhe 40 % vetë lojtari.

Ciro Immobile është zyrtarisht një lojtar i Lazios. Sulmuesi italian ka zhvilluar vizitat mjekësore dhe ka firmosur një kontratë pesë vjeçare me klubin bardhekaltër. Është pikërisht Immobile që do të zërë vendin e Miroslav Klose i cili u largua nga Lazio këtë sezon. “Jam gati për aventurën e re, jam shumë i lumtur. Ishte zgjedhja ime e parë,” kanë qenë fjalët e Immobiles.

Icardi është objektivi i parë i deklaruar nga ana e Napolit për të zëvendësuar Gonzalo Higuain që është transferuar tek Juventusi. Nëse dështon ky objektiv, atëherë gjithçka do të fokusohet tek Alvaro Morata. Sipas të përditshmes italiane “Il Mattino,” Napoli ka fiksuar një takim me drejtuesit e Realit të Madridit për të diskutuar mbi ish-sulmuesin e Juventusit. Në këtë mënyrë De Laurentis do t’i përgjigjej bardhezinjve pasi keta të fundit arritën të transferonin në Torino, Pipiten.

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi. Objektivi i parë mbetet Luiciano Vietto i Atletico Madridit, por tek emrat e kërkuar nga Luis Enrique, shfaqet dhe Carlos Bacca. Këtë e konfirmon e përditshmja katalanase “El Mundo deportivo”. Blaugranat janë në tratativa për sulmuesin e Atleticos, por nëse kjo dështon, gjithçka do të fokusohet tek kolumbiani i Milanit.