KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Merkel: Çeshtja e azilit duhet të jetë projekti evropian i radhës
Merkel: Çeshtja e azilit duhet të jetë projekti evropian i radhës

Merkel: Çeshtja e azilit duhet të jetë projekti evropian i radhës

Kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti të papranueshme për Gjermaninë dhënien e kampeve të refugjateve. Në një intervistë me televizionin publik ZDF, e pyetur për gati 200 zjarrvëniet ndaj kampeve të emigrantëve dhe për fluksin e pandalshëm të alizkërkuesve, Merkeli u shpreh se dukuria e emigrmit të paligjshëm duhet ta shqetësojë Evropën më shumë se çeshtja e Greqisë dhe e stabilitetit të Euros. Çeshtja e azilit duhet të jetë projekti evropian i radhës, ku duhet të tregojmë se jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime të përbashkëta. Për Gjermaninë, ku sipas disa parashikimeve deri në fund të vitit do të zbarkojnë rreth 600 mijë emigrantë, kjo çështje është sfidë më vete, tha Merkeli. Me mijëra emigrantë flenë në rrugë dhe me zyrat e emigrimit të përmbytura nga aplikimet, Merkeli e cilësoi gjëndjen krejtësisht të pakënaqshme. Ajo i kërkoi BE-së të përcaktojë listën e vendeve të sigurta të origjinës ku qytetarët nuk janë të kërcënuar dhe persekutuar. Javën e shkuar ministri i brendshëm gjerman e quajti të papranueshme që 40 përqind e emigrantëve që hyjnë në Gjermani janë nga Ballkani.